Kryetari i Komunës së Ulqinit Z. Fatmir Gjeka dhe bashkëpunëtorët e tij pritën në një takim pune Drejtorin e drejtorisë së komunikacionit Z.Savo Paraca.
Në takim u tha se ka perfunduar projekti per rekonstruimin dhe ndërtimin e aksit rrugor Ulqin -Krythë me gjatesi 13,5 kilometra dhe se pritet drita e gjelbërt per marrjen e kredisë tek Banka evropiane per investim dhe menjëhere pas kësaj shpallet tenderi per zgjedhjen e kryesit te punimeve.
Ky investim i rende mbi nente milion euro punohet i tëri në një fazë dhe afati i përfundimit është nje vit. Ky investim i nje rëndesie te vecantë për qytetin tonë, nëse cdo gjë shkon sic duhet , pritet te fillojë ne fazën e parë të vitit te ardhëshem. Po ashtu u ra dakort që edhe Komuna të marrë obligimet e saja dhe të planifikojë mjete ne buxhet për dislokimin e rrjetit te ujësjellesit ne rrugën ku do te zhvillohen punimet.Udhëheqesit e drejtorisë së komunikacionit thanë se ka përfunduar edhe cështja e ekspopriimit.Ndërkaq Kryetari Gjeka insistoi që në prag të fillimit të sezonit të ardhëshëm te bëhet ndricimi ne tunelin e parë që te con në drejtim të Tivarit , propozim i cili sipas te gjitha gjasave do te pranohet. Palët vlerësuan lartë takimin dhe vecuan bashkëpunimin korrekt që ekziston me Komunën tone.