Ministri për të Drejtat e njeriut dhe të pakicave Suad Numanoviq qëndroi për vizitë pune në Ulqin.
Ai u prit nga Kryetari i Komunes Z.Fatmir Gjeka dhe bashkëpunëtoret e tij.
Në takim u prekën një sërë temash që kanë të bejnë me respektimin e të Drejtave të njeriut, mbrojtjen dhe avansimin e tyre. Integrimi i kategorive të margjinalizuara, pozita e gruas në shoqeri, mbrojtja e saj nga dhuma dhe çështje të tjera të kësaj natyre qenë në fokus të takimit.
U ra dakort që në ulqin të hapet zyra për të Drejtat dhe liritë e njeriut. Nga ana tjetër Kryetari Gjeka kerkoi përfshirje më të madhe të shqiptarëve në Organet shteterore, konkretisht në sektorin e policisë ëdhe të doganave. Ai poashtu insistoi që të rinjët tanë të kenë lehtësira edhe me rastin e regjistrimit në Akademine policore. Gjeka nënvizoi që gadishmëria ekziston vetëm nevoiten hapa konkret. Në takimin e sotëm u veçua që Ulqini është dhe mbetet qytet multikultural, qytet i harmonisë fetare dhe i tolerancës.