28. Tetor 2023.
Sot, gjiri magjik i Valdanosit është kthyer në një vend grumbullimi për njerëzit e të gjitha moshave, të të gjitha kombeve dhe besimeve fetare dhe mbi të gjitha ishte një vend ku u ndërlidhën ekologjia, bujqësia dhe turizmi. “Shporta e vjeshtës” jo vetëm që përmbushi pritshmëritë e publikut, por dëshmoi se Ulqini ka çfarë të ofrojë dhe se ka njerëz punëtorë që dinë të prezantojnë produktet vendore të cilësisë së lartë.
Faleminderit Kryeministrit të Malit të Zi, z. Dritan Abazoviq, që hapi këtë manifestim me ne në Gjirin e Paqes dhe të Ullinjve, në Valdanosin tonë, dhe padyshim që mban meritat më të mëdha në procesin të kthimit të pronave pronarëve të vjetër.
Përgëzoj Organizatën Turistike dhe Sekretariatin për Ekologji, Bujqësi dhe Zhvillim Rural për organizimin e jashtëzakonshëm të këtij eventi.
Ata që nuk kanë ardhur sot kanë mundësinë të vizitojnë nesër dhe të ndjekin një program interesant kulturor-artistik.
Sepse ne e duam qytetin tonë!