Kryeministri i Malit të Zi Dr. Dritan Abazoviq, sot në krye të një delegacioni qeveritar, zhvilloi një vizitë pune në Komunën e Ulqinit. Përveç Kryeministrit Dr. Abazoviq, në delegacion ishin:Goran Gjuroviq - Ministër për zhvillim ekonomik dhe turizëm, Ana Novakoviq Gjuroviq - Ministrja ekologjisë, planifikimit hapësinor dhe urbanizmit, Fatmir Gjeka - Ministër i të drejtave të njeriut dhe pakicave, Dragoslav Shqekiq - Ministër i shëndetsisë, Vasilije Lalosheviq - Ministër i sportit dhe të rinjve, Vladimir Jokoviq- Nënkryetar i Qeverisë dhe Ministër i bujqësisë, Armend Milla - Sekretar i shtetit në Ministrinë për zhvillim ekonomik dhe turizëm, Ilir Harasani - Zëvendës i Sekretarit të Qeverisë, Marija Krgoviq - Këshilltare e Kryeministrit për investime, Milosh Perishiq - Këshilltar i Kryeministrit për media, Vuk Nikoviq - drejtor i entit për ndihmë shëndetësore.
Delegacioni qeveritar në krye me Kryeminstrin Dr. Abazoviq, fillimisht u takua me Kryetarin e Komunës z.Omer Bajraktarin, Kryetarin e Kuvendit z. Ardijan Mavriq, dhe bashkëpunëtorët e tyre, ku folën për tema të rëndësishme për Ulqinin dhe zhvillimin e tij.
Pas takimit me krerët e Komunës delegacioni vizitoi Shtëpinë e shëndetit dhe Qendrën Emergjente në Ulqin, vendndodhjet e Moles së Madhe në Qytetin e vjetër, ish hotelin Galeb, ish hotelin Jadran, hotelin Mediteran.