29. Dhjetor 2022.
U mbajt mbledhja e Tretë e seancës së Dytë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit

Me datë 28.12.2022, Kuvendi i Komunës së Ulqinit filloi mbledhjen e Tretë të seancës së dytë të rregullt me fillim në ora 13:00. Përveç Vendimit për Buxhetin e Komunës së Ulqinit për vitin 2023, ka miratuar edhe 26 vendime të rëndësishme, ndër të cilat veçojmë:

- Programi i punës së Kuvendit të Komunës së Ulqinit për vitin 2023, përcakton detyrat punuese të kuvendit dhe përmbajtjen e tyre themelore bartësit e punëve dhe afatet për shqyrtimin e çështjeve të caktuara.

- Vendimi për miratimin e Planit Strategjik Zhvillimor të Komunës së Ulqinit për periudhën 2022-2028 i cili parashikon gjendjen aktuale të njesisë së vetëqeverisjes lokale , qëllimin e përgjithshëm të zhvillimit , qëllimet strategjike me prioritet për arritje e tyre , masat dhe udhëzimet për zbatimin e planit strategjike , mjetet treguese për zbatimin e planit strategjik , menyrën e ofrimit te tyre edhe cështje te tjera me rëndesi për zhvillim.

- Programi i planifikimit hapësinor për vitin 2023, i cili përcakton dinamikën e planifikimit hapësinor, burimet e financimit, afatet e planifikimit, masat operative për zbatimin e dokumentit planifikues, e veçanërisht masat për pajisjen komunale të tokës ndërtimore, si dhe masat tjera për zbatimin e politikës së planifikimit hapësinor.

Me miratimin e akteve të lartpërmendura, me mbledhjen e tretë të seancës së dytë të rregullt, Kuvendi i Komunës së Ulqinit përfundoi punën për vitin 2022.

Shfrytëzojmë rastin t'u urojmë të gjithë qytetarëve të Ulqinit një vit të mbarë dhe të sukseshëm.

 

Shërbimi i Kuvendit të Komunës së Ulqinit