16. Nëntor 2022.
Parlamenti i fëmijëve

Kuvendi i Komunës së Ulqinit për herë të parë organizoi Parlamentin e fëmijëve për të drejtat e fëmijëve, me rastin e 20 Nëntorit, Ditës së Miratimit të Konventës së KB-së për të Drejtat e Fëmijës e cila u mbajt sot me 16.11.2022  në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, me fillim në ora 11:00.

Në mbledhjen e Parlamentit të fëmijëve morën pjese rreth 70 nxënës , perfaqësuesit e Shkollave fillore dhe Shkollës së mesme nga teritori i Komunes së Ulqinit, këshilltarët, Kryetari i Kuvendit, Kryetari i Komunës dhe sekretarët e sekretariateve, udhëheqësit e shërbimeve publike si dhe përfaqësuesit e organizatave jo qeveritare.

Mbledhjen e udhëheqën nxënësit e Shkolles së mesme „ Vëllazërim Bashkim“ Adea Malusheviq dhe Bellmin Shaboviq.

Tema e diskutimit ka qenë Shqyrtimi i detyrimeve të shoqërisë ndaj fëmijëve dhe të rinjve, si dhe problematika aktuale me të cilën ata përballen bazuar në Konventën për të Drejtat e Fëmijës .

Gjatë mbledhjes nxënësit parashtruan 37 pyetje. Në pyetjet e tyre u përgjigjen Kryetari i Kuvendit, Kryetari i Komunës, sekretarët si dhe shërbimet kompetente publike.

                            

Shërbimi i Kuvendit