Në Pallatin ,,Venecia,, në kalanë e Ulqinit një ekip tre anëtarësh i arkitektëve francez
Benzhamin Myton,EtjanBartelemi dhe Kristofer Rodallos , bënë prezantimin e studimit të trashëgimisë historike dhe dhanë propozime për restaurimin dhe rregullimin e kalasë, këtij monumenti që mbetet më shumë se simbol për Ulqinin e që i ka dhënë aq shumë kulturës dhe historisë.
Studimi në fjalë daton nga viti 2013 dhe është rezultat i bashkëpunimit të Komunës, Ministrisë së kulturës dhe Fondacionit Petroviq -Njegosh qe organizoi misionin për hartimin e dokumentit.
Ky dokument ka për qëllim të ndihmojë restaurimin e kësaj hapsire unike dhe valorizimit te saj në mënyrë sa më cilësore për nevoja kulturore dhe ekonomike.
Në prezantim u dëgjua vlerësimi që kalaja e Ulqinit është pjesë e kornizës e cila është e rëndësishme në nivel evropian . Arkitektët në propozimet e tyre , tentojnë që kalasë ti kthejnë lidhshmërinë e saj me detin por, ra dhe propozimi që pranë administratës lokale të formohet Zyra për arkitekturë e cila vecmas do të merrej me kalanë në mënyrë të vazhdueshme.Po ashtu nuk u la pa u permendur realizimi i idese per radhitjen e kalase ne mbrojtje te UNESKOS fillimisht propozohet pjesa e fortifikacionit e me pas kur te evitohen shkeljet ne ndertim dhe ata te riparohen te konkurohet me objektin ne teresi. Në diskutim u kycen edhe të ftuar të tjerë Princi Nikolla Petroviq , Deputeti Genci Nimanbegu , ndërkohe që takimin në emër të komunës e përshendeti nënkryetari Ardijan Mavriq .
Për rëndësinë e ketij takimi flet fakti që të pranishëm ishin Ambasadorët e Francës, Turqisë dhe Austrisë perfaqesues te Ministrise se kultures drejtues te sektorit joqeveritar etj.