Xhaudet Cakuli

 

Lindur në Ulqin më 1956.
I martuar,katër fëmijë.

Shkollen fillore dhe të mesme e ka kryer në Ulqin.
Në vitin 1980 ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Sarajevës.
Gjuhë të huaja: Italisht dhe Anglisht.
Që nga viti 1980 deri në vitin 1990 ka punuar në Shërbimin e Kontabilitetit Shoqëror në Ulqin.
Në vitin 1990 ka themeluar kompanin private "Primus", e cila në vitin 2007 u shpall një nga 10 kompanitë më të lartë në Malin e Zi.

Angazhimi shoqëror:
Ka qenë anëtar i bordit redaktues i revistës shkollore "Fillimet", që e boton Gjimnazi i Ulqinit.
Një nga themeluesit dhe kryetar i parë i SHKA "Zana", ka qenë organizator i aktivitetit kulturo-ekonomik "të gjithë për turizem" aktivitet i cili prezanton vlerat kulturore dhe ekonomike të Ulqinit në Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi, Shqipëri dhe Itali.

Në vitet e vështira të luftës, përkatësisht në vitin 1994, ka financuar filmin e Molles, që është edhe filmi i vetem i regjistruar në gjuhën shqipe në Mal të Zi.

Themeloi shkollën e kompjuterit, e cila ka nisur punen në vitin 1996, që përfaqëson fillimin e njohjes dhe zhvillimit të të kuptuarit dhe përdorimin e kompjuterëve dhe hapi i parë drejt përdorimit të teknologjisë elektronike për gjeneratat e reja në Ulqin.

Një prej themeluesve, aktivistëve dhe donatorë i organizatës humanitare "Drita" e cila është themeluar në vitin 1999
Themelues dhe anëtar aktiv i MBA – Montenegro Biznis Aleanca dhe UBA - Ulqin Biznes Asociacionit.

Që nga marsi 2008 Kryetari i Shoqatës së Ullirit Ulqinit.

Angazhimi politik:
Këshilltar i Kuvendit Komunal të Ulqinit në zgjedhjet e para shumëpartiake në Mal të Zi.
Në kuvendin themelues të partisë Forca e Re Demokratike – Forca në vitin 2005 u zgjodh nënkryetar i partisë.
Kryetari i Kuvendit Komunal të Ulqinit në vitin 2006/2007.