02. Dhjetor 2016.

Në kuadër të projektit  për “Zhvillimin e qendrueshëm të ekosistemit detar dhe bregdetar nëpërmes ruajtjes s faunës detare”  - Komuna e Ulqinit, hap

SHPALLJE PUBLIKE

për organizim të ekspozitës publike / manifestimit 

I

Qëllimi i kësaj shpallje publike është organizimi i ekspozitës publike / manifestimit me fokus në promovimin e vlerave në të cilat përqendrohet projekti i lartëpërmendur.

II

Ftojmë Organizatat joqeveritare të regjistruara në Mal të Zi, që janë të specijalizuara për organizimin e aktiviteteve të tilla, të dërgojnë ofertat e tyre. 

III

Qëllimi i kësaj ekspozite publike / manifestimi është promovimi sa më adekuat i aktiviteteve dhe qëllimeve që përmban ky projekt.   

Qëllimi primar i këtij aktivitet është që me aksion promovues të ndikohet në ndërgjegjen e qytetarëve, me kontekst në ruajtjen e ekosistemit detar, prezantimi i pasojave negative që janë rezultat i peshkimit të paligjshëm nëpërmes përdorimit të lëndëve plasëse, gjegjësisht shkatrrimit të resurseve detare me përdorim të lëndëve plasëse.   

Manifestimi publik duhet të zgjasë së paku 3 ditë. Si një ndër aktivitetet e domosdoshme që do implementoheshin në kuadër të këtij manifestimi janë siç vijon:    

Shpërndarja e materijalit promovues:

Vendosja e stendave promovuese në pjesët më të vizituara të qytetit, nëpërmes së cilave do ndaheshin broshurat e projektit në fjalë, si dhe bluza promotive. Stenda për shpërndarjen e materijalit promovues do vendosej në lokacione të ndryshme brenda qytetit, 3 ditë radhazi. 

Ekspozita :     

Organizimi i ekspozitës me fotografitë më mbresëlënëse nga nëndeti - të inçizuara gjatë monitorimit, apo edhe të dorëzuara nga qytetarët, të cilat tregojnë gjendjen reale të nëndetit, gjegësisht rrezikun permanent që u kanoset gjallesave nënujore, me qëllim ngritjen e ndërgjegjes tek qytetarët.   
Ekspozita e vizatimeve artistike / punimeve, të punuara në me fokus në të njëjtën tematikë.      
Në ekspozitë do merrnin pjesë persona të ftuar, si dhe përfaqësuesit e partnerëve në projekt, gjithashtu anëtarët e institucioneve relevante, organizatave joqeveritare dhe të tjera.   
Në ekspozitë do mbahej fjalim nga ana e kryetarit të Komunës së Ulqinit, si iniciator i projektit në fjalë, dhe eventualisht përfaqësuesit e partnerëve në projekt dhe / apo anëtarët e ekipit që po implementojnë aktivitetet e këtij projekt.
Në ekspozitë do servoheshin pije freskuese joalkoolike si dhe patatina , dhe ushqime të ngjashme.
Gjithashtu gjatë ekspozitës, gjegjësisht manifestimit, nëpërmjet video-projektuesit në njërën pjesë të murit do emitoheshin inçizimet video nga ato më mbresëlënëset të inçizuara gjatë proçesit të monitorimit, si dhe videoklipi promotiv i inçizuar në kuadër të këtij projekt.  

IV

Detyrimet e anës së kontraktuar  / Ofertuesit: 

Ofertuesi është i detyruar që të marrë përsipër shpenzimet e sigurimit të kushteve për mbarëvajtjen e manifestimit, gjegjësisht sigurimin e aparaturës audio-video, video projektuesit, mikrofonë, ndriçim dhe të ngjashme.  
Ofertuesi është i detyruar që të marrë përsipër shpenzimet e e printimit të materijalit ekspozues, me të gjitha materijalet shtesë për mbajtjen e ekspozitës së lartëpërmendur (kanavacet, kornizat, varëset, stenda për fjalim dhe të ngjashme, fotografitë etj. ).  
Ofertuesi është i detyruar që të marrë përsipër shpenzimet e ushqimit si dhe pijeve freskuese joalkoolike për personat e pranishëm, me angazhimin e kamarierit.
Ofertuesi është i detyruar që të marrë përsipër shpenzimet e sigurimit të udhëheqësit / udhëheqësëve të programit të manifestimit, gjegjësisht pjesës së fjalimeve në kuadër të ekspozitës, dhe të sigurojë që manifestimi të vijojë me program dygjuhësor (gjuhë shqipe dhe malazeze).       
Shpenzimet eventuale të transportit të rekviziteve teknike, aparaturës, pijeve, stendës promovuese, materijalit promovues, që janë pjesë përbërëse e këtij manifestim janë krejtësisht obligim i ofertuesit.  
Obligim i ofertuesit nënkupton edhe dorëzimi i inçizimit të video dhe foto materijalit të inçizuar në rezolucion të lartë të të gjitha aktiviteteve promotive që janë pjesë e kësaj shpallje në formë elektronike Zyrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Projekte.  
Shpenzimet e stampimit të broshurave dhe bluzave promovuese nuk janë obligim i ofertuesit.
Shpenzimet e blerjes së stendës promovues nuk janë obligimi i ofertuesit.  

V

PËR PROJEKTIN:

Emri i projektit: ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM I EKOSISTEMIT DETAR DHE BREGDETAR PËRMES MBROJTJES DHE KULTIVIMIT TË FAUNES DETARE

Qëllimet e këtij projektit janë:

Promovimi i ruajtjes së ambientit, monitorimi i  mirëfilltë i ekosistemit detar, si dhe përmirësimi dhe rritja e potencialit të peshkimit për popullsinë lokale nëpërmes zhvillimit të qëndrueshëm të resurseve detare në rripin bregdetar.

Vlera totale e projektit është gjithsejt 142,626.75 €

Projekti është i finansuar nga ana e Ministrisë së punëve të jashtme të Mbretërisë Norvegjeze me vlerë prej gjithsejt 118,866,00 €, me kofinansim nga ana e komunës së Ulqinit në vlerën prej gjithsejt 23,760 €, gjegjësisht nëpërmes angazhimit të stafit implementues të Zyres per bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte. Kohëzgjatja e projektit është  2 vjet.

Me qëllim që implementimi i projektit të bëhet në mënyrë sa më efikase, Komuna e Ulqinit lidh partneritet me: Ministrinë e punëve te mbrendëshme - Drejtoria e Policisë - Sektori i policisë ndërkufitare, me Drejtorinë e inspekcionit, me Ministrinë e bujqësisë dhe zhvillimit rural - Drejtoria për bujqësi dhe peshkim, si dhe Klubin e peshkimit sportiv “Bojana”.

Projekti është i ndarë në 4 grupe të aktiviteteve:

Fushata e ndergjegjësimit të qytetarëve me raklamim nëpërmes bilbordeve, si dhe promovimi nëpërmes emitimit të videoklipeve.
Monitorimi i bregdetit të Komunes së Ulqinit, me anë të patrollimit që zhvillohet përgjatë bregdetit, komunikim i sinkronizuar me partnerët në projekt, dhe zhvillimi i  bazës me të dhëna onlajn, me mundësi qasjeje nga ana e të gjithë partnerëve relevant të kyçur në implementim të këtij projekti.
Forcimi i kapaciteteve të  institucioneve kompetente, nëpërmes seminareve dhe konferencave ku do të marrin pjesë ekspertët regjional, dhe aplikimi i praktikave dhe pervojes më të mirë nga rajoni si dhe implementimi i përvojës së mirë në luftën kundër peshkimit ilegal dhe eliminimi sa më efiçent i këtij problemi.
Formimi i kushteve dhe nxitja e zhvillimit të marikulturës, ku do të bëhet studimi - elaborimi në të cilin do të përcaktohen në mënyrë preçize lokacionet e përshtatshme dhe paraqitja e mundësive për zhvillimin e kësaj lami në Komunën e Ulqinit. Gjithashtu së bashku me këto aktivitete është i planifikuar edhe një video edukativ për mundësitë e zhvillimit të marikulturës.

VI

Ftojmë të gjithë organizatat të cilat janë profesionalisht të aftësuara për organizimin e manifestimeve të tilla publike, të dorëzojnë ofertat për realizimin e këtij aktiviteti.

Ofertuesi është i detyruar të dorëzojë:

Vërtetimin e regjistrimit të organizatës për vitin 2016;
Informacionet për ofertuesin: emri, adresa, numri i telefonit, e-mail adresa dhe personi kontaktues;
Detaje për përvojen e punës në aktivitetemanifestime të tilla ( Manifestime publike, konferenca, prezentime, ekspozita, aktivitete në fushën e ruajtjes së mjedisit, ruajtjes së ekosistemit detar etj.), të cilat janë realizuar 3 (tre) vitet e fundit (periudha prej vitit 2013, deri ditën e sotme), numërimi i aktiviteteve dhe manifestimeve të realizuara të paraqiten me numër rendor;
Ofertën financiare për realizimin e aktiviteteve të lartëpërmendura.

Të ardhurat për realizimine këtij aktiviteti janë të siguruara nga Projekti “ Zhvillimi i qëndrueshëm i ekosistemit detar dhe bregdetar i Komunës së Ulqinit”, i cili finansohet nga qeveria e Mbretërisë Norvegjeze në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit.

Shuma maksimale e të ardhurave financiare për realizimin e këtij aktiviteti është 1.200,00 € (një mijë e dyqind euro) me TVSH.

Ofertat të cilat e tejkalojnë vlerën prej 1.200,00€, nuk do të shqyrtohen.

 

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është me datën 9. Dhjetor 2016.

Oferta me dokumentacionin përcjellës të dorëzohet në zarf të mbyllur, pranë byrosë qytetare në komunën e Ulqinit apo me shërbim postar  duke cekur tekstin e mëposhtëm:

Komuna e Ulqinit

Kabineti i kryetarit të Komunës së Ulqinit

Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Projekte (ICP Office)

Bulevari GJ.K. Skenderbeg bb, Komuna e Ulqinit, 85360,

Oferta për organizimin tematik të ekspozitës/manifestimit publik

Dokumentacioni i cili i bashkangjitet ofertës për këtë shpallje publike dorëzohet në formë origjinale ose kopje të vërtetuar.

Dokumentacioni i cili i bashkangjitet ofertës nuk guxon të jetë më i vjetër se 10 (dhjetë) muaj.

Kriterijumet për pikësim dhe klasifikim të ofertave:

NR.R. KRITERIJUMI NUMRI I PIKËVE
1 oferta me çmimin më të ulët 80
2 numri më i madh i aktiviteteve të realizuara të këtij lloji*(1) 20
  Gjithsejt 100

*(1) Organizimet publike si: manifestimet, konferencat, prezentimet, ekspozitat, aktivitetet në fushën e ruajtjes së mjedisit, ruajtjen e ekosistemit detar etj.

X

Zyra për marrëdhënie ndërkombëtare dhe projekte e Komunës së Ulqinit do formojë komisionin i cili do bëjë përzgjedhjen e ofertës më të volitshme dhe më adekuate për realizimin e aktiviteteve që janë pjesë përbërëse e kësaj shpallje.

Komisioni do shqyrtojë ofertat e dorëzuara pas përfundimit të shpalljes publike, dhe brenda afatit prej 5 ditësh do merr vendimin.

Në bazë të vendimit të Komisionit për zgjedhjen e ofertës më të volitshme, me ofertuesin do nënshkruhet Kontrata për organizimin e ekspozitës publike / manifestimit.

Kontrata për organizimit të ekspozitës publike / manifestimit do nënshkruhet në mes të ofertuesit të përzgjedhur dhe Komunës së Ulqinit, me të cilin do definohen të drejtat dhe detyrimet e ndërsjellta.  

Komisioni mban të drejtën e moszgjedhjes së asnjë nga ofertat e dorëzuara.  

Ofertat e dorëzuara jashtë datave të parashikuara me këtë shpallje, si dhe ofertat e paplota, nuk do shqyrtohen.

Të gjitha informatat shtesë lidhur me këtë shpallje publike mund të merren ditëve të punës në periudhë prej orës 9:00 deri në 15:00 në numër telefoni 030-401-804.